Bota

Petkoviç: Serbët e kanë bërë të qartë, jashtë institucioneve deri në formimin e Asosacionit

Petkoviç tha se në këtë mënyrë serbët duan të mbrojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe që pas dhjetë vjetësh të formohet Unioni i Komunave Serbe, i cili do t'i realizojë të drejtat kolektive të serbëve, të cilat nëpërkëmben në të gjitha fushat.

6 Nëntor 2022, 10:09 Nga d.a.
Petkoviç: Serbët e kanë bërë të qartë,
Petkovic

SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, tha se largimi nga institucionet e Kosovës është hapi më i përgjegjshëm i serbëve në persekutimin sistematik të popullit dhe nëpërkëmbjen e të gjitha marrëveshjeve nga Albin Kurti.

Në një intervistë për RTS, Petkoviç tha se në këtë mënyrë serbët duan të mbrojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe që pas dhjetë vjetësh të formohet Unioni i Komunave Serbe, i cili do t'i realizojë të drejtat kolektive të serbëve, të cilat nëpërkëmben në të gjitha fushat.

"Bëhet fjalë për përgjigjen paqësore dhe demokratike të popullit serb që dëshiron të mbrojë në këtë mënyrë Marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimin e Komunave Serbe”, tha Petkoviç.

Petkoviç rikujton se nuk ka ditë pa sulm ndaj serbëve, se keqpërdoret sistemi ligjor për të persekutuar serbët dhe se ROSU-ja pushton ilegalisht veriun e Kosovës.

“Ne jemi këtu për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, për të qenë me popullin tonë, më përgjegjës për këtë situatë është Albin Kurti, i cili në mënyrë sistematike i shkel marrëveshjet”, tha Petkoviç.

Sipas Petkoviçit, reagimi i Brukselit dhe thirrja ndaj Kosovës që urgjentisht t'i afrohet formimit të Asosacionit të Komunave serbe është vonë dhe shtoi se askush nuk i do targat RKS pos trengjyrëshit serb që do të shihet në protestat e sotme.

“Ky është një reagim i sforcuar i popullit serb, largimi nga institucionet e përkohshme është përgjigje demokratike, sepse populli është mjaftuar, serbët e kanë thënë qartë se po largohen nga të gjitha institucionet derisa të fillojë formimi i ZSO-së dhe derisa Kurti të anulojë. Vendimi i dhunshëm për riregjistrimin e automjeteve”, tha Petkoviç. 

Petkoviç përsëriti se presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbron popullin e tij dhe do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, e jo sikur Kurti të dërgojë forca speciale në veri.

petar petkoviç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll