Politike

Berisha: Po të mos plaçkiste votën, Rama s’do rrinte as 4 ditë në pushtet!

Gjatë takimit me banorët e Astirit, Kombinatit dhe Unazës, Berisha ka theksuar se Rama është një armik i shqiptarëve dhe se ai as 4 ditë nuk do të qëndronte dot në pushtet.

5 Nëntor 2022, 19:33 Nga I.A
Berisha: Po të mos plaçkiste votën, Rama s’do rrinte as 4
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po të mos vidhte votën nuk do ishte në pushtet sot. Gjatë takimit me banorët e Astirit, Kombinatit dhe Unazës, Berisha ka theksuar se Rama është një armik i shqiptarëve dhe se ai as 4 ditë nuk do të qëndronte dot në pushtet.

"Po pyesin këto kohë mediat britanike dhe botërore: Ç’po ndodh me shqiptarët? Çfarë po ju vret atyre shpresën? Po ndodhin shumë gjëra. Por ajo që vret më shumë shpresën është humbja e besimit tek vota. Se shqiptarët nuk janë të pa mençur, jo, janë të mençur, por dhe ata e kuptojnë se nëse në vendin e tyre pushteti do të ndërrohej me votë, një njeri si ky nuk mund të rrinte as 4 ditë në pushtet. Por ky plaçkit votën, ndaj dhe ata ikin. Edi Rama është një armik i shqiptarëve. John Kennedy thotë një gjë shumë të drejtë. Tre janë armiqtë kryesore të njeriut: tirania, sëmundja dhe varfëria. Edi Rama operon me tiraninë, fiktivitetin e votës, vendosi pushtetin absolut, por po kaq mizore është tirania e varfërisë, e mospasjes," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll