Politike

Rama: Do vendosim taksë të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë

Gjatë fjalës së tij në Lushnje, ai theksoi se taksa do u vendoset prodhuesve të energjisë.

5 Nëntor 2022, 18:50 Nga I.A
Rama: Do vendosim taksë të jashtëzakonshme
Edi Rama

LUSHNJE- Kryeministri Edi rama ak dekalruar se do të vendos një taskë të jashtëzakonshme. Gjatë fjalës së tij në Lushnje, ai theksoi se taksa do u vendoset prodhuesve të energjisë. Kjo pasi sipas tij, lufta është skenari më i mirë për ta, pasi e kanë rritur çmimin e energjisë. 

"Nuk mund të rrisim rrogat e pedagogëve pasi ua rritëm me 7% dhe me 8%. Më shumë nuk ka. Ne ato që kemi tani, do i mbledhim të gjitha dhe në fillim të dhjetorit do ia japim pensionistëve, por jo pedagogëve. Pensionistët i meritojnë më shumë. Do vendosim taksën e jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë. Lufta është skenari më i mirë për to, pasi tani e shesin energjinë shumëfish. Ne nuk do e lëmë që fitimin ta mbajnë të gjithëve, do u marrim një pjesë të fitimit dhe do ua japim atyre në nevojë. Është koha të rrisni pagat. Pagat janë më të larta se sa ato që deklarohen. E tha ai i PD-së. E di mo xhan i thashë, por në sektorin e bujqësisë thash jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë kontrolle. Unë e di që 340 mijë lekë është pagë e ulët, por di që ka qenë 180 mijë lekë," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll