Aktualitet

FOTO/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan

Si pasojë e këtij aksidenti është paralizuar qarkullimi për pak minuta, por më pas është rikthyer normaliteti. Shkak i aksidentit dyshohet mbizotërimi i reshjeve të dendura dhe gurët e rënë në rrugë nga lartësia.

5 Nëntor 2022, 09:37 Nga e.k
FOTO/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë, bllokohet
Pamje nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Një automjet është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur 'Kthesa e Murrashit" që fatmirësisht përfundoi pa të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përmbysur në rrugë.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga Dosja.al makina është përmbysur në mes të rrugës. 

FOTO/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë, bllokohet
Makina e përmbysur në rrugë

Si pasojë e këtij aksidenti është paralizuar qarkullimi për pak minuta, por më pas është rikthyer normaliteti. Shkak i aksidentit dyshohet mbizotërimi i reshjeve të dendura dhe gurët e rënë në rrugë nga lartësia.

aksidentet rrugore elbasan

Sondazh

Poll