Bota

Arrestohet kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj u përplas me policinë

Ai ishte me fëmijët e tij në makinë kur është ndaluar nga policia.

4 Nëntor 2022, 19:49 Nga F.M
Arrestohet kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj u përplas
Nik Gjeloshaj

MALI I ZI- Kryetari i Komunës së Tuzit dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga Policia në Podgoricë të Malit të Zi. Ai ishte me fëmijët e tij në makinë kur është ndaluar nga policia. Pas ndalimit, ai është konfrontuar me policinë, që ka çuar deri te masa e arrestit.

Vijesti shkruan se nga Drejtoria e Policisë nuk kanë dashur të komentojnë rastin, por kanë thënë se masat dhe veprimet policore janë në vazhdim e sipër, pas së cilës do të lëshojnë një deklaratë. Gjeloshaj angazhimin në politikë e ka filluar në Iniciativën Qytetare dhe më vonë në Alternativën Shqiptare. Aktualisht ai mban edhe pozitën e Kryetarit të Alternativës Shqiptare, lidere e partive politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi.

nik gjeloshaj arrestohet nik gjeloshaj

Sondazh

Poll