Bota

Protesta në Gjakovë, flet vajza e të moshuarës që u dhunua: Dua drejtësi, për nënën time!

Protesta në fjalë është organizuar nga Shoqata “Krimet e Luftës – Gjakova 1998 – 1999”

4 Nëntor 2022, 14:22 Nga a.l
Protesta në Gjakovë, flet vajza e të moshuarës që u
Zheneta Nura

GJAKOVË- Ka nisur protesta e qytetarëve në Gjakovë për dhunën ndaj të moshuarës Minire Nura nga 4 punonjëse te qendra e azilit "Orenda" në Pejë. Fjalën e ka marrë vajza e të moshuarës, Zheneta Nura e cila ka bërë thirrje për drejtësi për nënën e saj, që institucionet të mos abuzojnë.

Ndër të tjera, në fjalën e saj vajza e të moshuarës që u keqtrajtua në Pejë, ka shprehur mirënjohje për gjithë protestuesit që i janë bashkuar kauzës për ndërgjegjësimin e institucioneve, pas rastit tronditës në qendrën e azilit "Orenda". 

“Ju kisha lutur që të ketë drejtësi, të vetëdijësohen të gjitha institucionet se mama ka shkuar atje për një kujdes më të mirë, sepse ka pasur nevojë për një kujdes mjekësor, për një përkrahje dhe neve na ka pasur mbrapa. Mama nuk ka vetëm Zhanetën, Milotin dhe Taulantin. Unë, ajo që pashë sot, është se mama ju paska krejt juve” ka thënë ajo.

Protesta në fjalë është organizuar nga Shoqata “Krimet e Luftës – Gjakova 1998 – 1999”./ Dosja.al

 

protesta ne gjakove minire nura

Sondazh

Poll