Bota

Dhuna ndaj të moshuarës në azil, nis protesta në Gjakovë. Dhjetëra qytetarë marshojnë në sheshin kryesor

Protestës së tyre niu bashkua dhe e bija e të moshuarës. Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë.

4 Nëntor 2022, 14:20 Nga e.k
Dhuna ndaj të moshuarës në azil, nis protesta në
Pamje nga protesta

GJAKOVË- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin kryesor të Gjakovës në një protestë sensibilizuese ndaj të moshuarës që u dhunua në azilin 'Orenga' në Pejë. Protestës së tyre niu bashkua dhe e bija e të moshuarës. Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë.

" Të gjitha u thanë. Për Taulantin, nënën dhe familjen. Ju kisha lut të ketë drejtësi dhe vetëdijësim nga të gjitha institucionet. Nëna nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin por ju paska të gjithë ju”, tha vajza.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

dhunohet e moshuara ne peje gjakove

Sondazh

Poll