Bota

Tensionet në veri të Kosovës, ish-komandanti i KFOR-it: Kurtit i sugjerova për forcë speciale, më tha që s’negocon me kriminelët

Në një intervistë për revistën ushtarake hungareze “Honvedelem”, Kajari tregoi për tensionet në pjesën veriore të Kosovës dhe situatën aktuale në vend.

4 Nëntor 2022, 13:59 Nga d.a.
Tensionet në veri të Kosovës, ish-komandanti i KFOR-it: Kurtit i
Ferenc Kajari

HUNGARI- Gjeneralmajor Ferenc Kajari kohët e fundit u kthye në shtëpi nga një shërbim kyç i jashtëm dhe si komandant i misionit të parë të NATO-s të Forcave të Mbrojtjes Hungareze, ai drejtoi forcat e KFOR-it në Kosovë gjatë vitit të kaluar. 

Në një intervistë për revistën ushtarake hungareze “Honvedelem”, Kajari tregoi për tensionet në pjesën veriore të Kosovës dhe situatën aktuale në vend.

Rreth aksioneve të njësisë speciale policore kosovare, Kajari tha se kishte provuar të bindte kryeministrin Albin Kurti që forcën policore ta përdorte në mënyra që nuk sjellin përleshje.

“Propozimi im i ndaj Kryeministrit ishte të krijohej njëfarë procedure policore të mbështetur në konsensus, dhe i ofrova që në rast se pajtohej, do të ndërmjetësoja mes liderëve të qeverive lokale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës”.- tha Kajari.

Kajari theksoi se qëllimi ka qenë të formojnë njëfarë konsensusi, pasi edhe serbët e Kosovës kanë interes të eliminojnë grupet aktuale kriminale.

"Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, sidoqoftë, ishte se ne nuk negociojmë me kriminelë dhe se policia kryen operacionet e saj ashtu siç u shkojnë për shtati”, -shtoi ai.

Pikërisht në fillim të pushtimit rus, pas sulmit të 24 shkurtit, Kajari tha se efektet e luftës u ndjenë pothuajse menjëherë në të gjithë rajonin, veçanërisht në fushën e komunikimit, zërat që nxisnin kontradiktat mes palëve kundërshtare në rajon u bënë më të forta. 

ferenc kajari trupat e kfor-it në kosovë tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll