Bota

Fundjava më "e nxehtë " politike në Serbi, Vuçiç do të ketë një sërë takimesh pë situatën në veri të Kosovës

Një nga përshtypjet kryesore pas takimeve dhe bisedave gjithë natës të Vuçiçit me serbët nga Kosova është se 72 orët e ardhshme do të jenë më të vështirat në 10 vitet e fundit.

4 Nëntor 2022, 12:36 Nga d.a.
Fundjava më "e nxehtë " politike në Serbi,
Vucic

SERBI- E shtuna e 5 nëntorit do të jetë dita më e "nxehtë" politikisht e muajve të fundit në Serbi, ku pas konsultimeve gjatë gjithë natës me serbët e Kosovës, presidenti Aleksandër Vuçiç sonte dhe nesër do të ketë një sërë takimesh me Qeverinë e Serbisë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe dhe ambasadorë.

Siç ka shkruar “Blic”, një nga përshtypjet kryesore pas takimeve dhe bisedave gjithë natës të Vuçiçit me serbët nga Kosova është se 72 orët e ardhshme do të jenë më të vështirat në 10 vitet e fundit.

Ja çfarë dimë deri tani për fundjavën e stuhishme që na pret:

E premte, 4 nëntor

Fillimisht, Vuçiç anuloi të gjitha vizitat jashtë vendit për shkak të situatës në Kosovë dhe sot pasditen, në orën 18:30, ai pritet  të takohet me Miroslav Lajçak, të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E shtunë, 5 nëntor

Në orën 10 është caktuar mbledhje urgjente e Qeverisë së Serbisë, në të cilën do të marrë pjesë edhe Vuçiç.

Në orën 11:00, Vuçiç do të takohet me ambasadorin e Kinës në Beograd, Chen Bo.

Në orën 11:30, Vuçiç do të bisedojë me Aleksandar Bocan Harchenko, ambasadorin rus në Beograd.

Në orën 13:00, Vuçiç do të bisedojë me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfiri, por edhe me Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës njoftoi pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë në Mitrovicës Nenad Gjuriç për shkak se ky i fundit nuk ka pranuar që të zbatojë vendimin e qeverisë së vendit për dhënien e qortimeve për riregjistestrimin e targave.

aleksander vucic dialogu kosove-serbi tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll