Bota

Pfizer dhe BioNTech nisin provat për vaksinën e përbashkët kundër Covid dhe gripit

Kandidati për vaksinë me një dozë të vetme është një kombinim i vaksinës së gripit të bazuar në mRNA të Pfizer dhe vaksinës përforcuese të Covid-19 të kompanisë, e cila është përshtatur për të luftuar variantin Omicron.

3 Nëntor 2022, 13:45 Nga d.a.
Pfizer dhe BioNTech nisin provat për vaksinën e përbashkët
Vaksine

SHBA- Pfizer dhe BioNTech kanë filluar një studim në fazën e hershme që vlerëson një vaksinë të kombinuar që synon Covid-19 dhe gripin, njoftuan dy kompanitë të enjten. 

Kandidati për vaksinë me një dozë të vetme është një kombinim i vaksinës së gripit të bazuar në mRNA të Pfizer dhe vaksinës përforcuese të Covid-19 të kompanisë, e cila është përshtatur për të luftuar variantin Omicron.

Studimi i fazës së hershme, i cili financohet nga BioNTech, synon të vlerësojë sigurinë, tolerueshmërinë dhe imunogjenitetin, ose aftësinë për të gjeneruar një përgjigje imune, të vaksinës së kombinuar.

Prova po kryhet në Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë synojnë të regjistrojnë 180 vullnetarë të moshës 18 deri në 64 vjeç. Pjesëmarrësi i parë në studim mori një dozë në fillim të kësaj jave.

Një vaksinë e kombinuar me teknologjinë mRNA "mund të thjeshtojë praktikat e vaksinimit kundër këtyre dy sëmundjeve të frymëmarrjes, duke çuar potencialisht në mbulim më të mirë të vaksinës për të dyja sëmundjet ," thotë Analiza Anderson, shefe shkencore në Pfizer.

Rivalët Moderna Inc dhe Novavax Inc po zhvillojnë gjithashtu vaksina të kombinuara që synojnë si Covid-19 ashtu edhe gripin.

analiza anderson biontech/pfizer vaksina e gripit dhe e covid

Sondazh

Poll