Aktualitet

Vdes në rrugë 78-vjeçari, i moshuari ra nga biçikleta dhe ndërroi jetë

Në trupin e tij nuk janë konstatuar dhenja dhune.

2 Nëntor 2022, 19:56 Nga F.M
Vdes në rrugë 78-vjeçari, i moshuari ra nga biçikleta
Foto Ilustruese

BERAT- Një 78-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Poshnje-Kutalli në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 78-vjeçari V.L ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta. Në trupin e tij nuk janë konstatuar dhenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.11.2022, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Poshnje-Kutalli, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, në anë të rrugës, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi V.L., 78 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Dimal. Nga të dhëna e para dyshohet se 78- vjeçari ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, pasi vuante nga probleme shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

policia e beratit

Sondazh

Poll