Aktualitet

Regjistrimi i maturantëve në Universitete, Kushi: Do të ketë një raund të ri, nesër afati i fundit

Me anë të një postimi në Facebook, Kushi shkruan se nesër nga periudha kohore 8:00 - 16:00 do të kenë mundësi maturantët që të plotësojnë formularin A1/A1Z dhe të aplikojnë në programet ku ka kuota të lira. 

2 Nëntor 2022, 19:03 Nga I.A
Regjistrimi i maturantëve në Universitete, Kushi: Do të ketë
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se për maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen deri më tani në Universitete do të ketë një mundësi tjetër. Me anë të një postimi në Facebook, Kushi shkruan se nesër nga periudha kohore 8:00 - 16:00 do të kenë mundësi maturantët që të plotësojnë formularin A1/A1Z dhe të aplikojnë në programet ku ka kuota të lira. 

Postimi i Plotë:

Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhëna që u mungojnë, dëshiroj t'ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re. Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja. Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 - 16:00. Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t'ju asistuar në këtë proces. Suksese të gjithëve

evis kushi

Sondazh

Poll