Aktualitet

Pedagogët në prag greve, Kovaçi thirrje Ramës: Po kërcënohen, ndalni kërcënimet ndaj nesh!

Ai i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilit i ka kërkuar të ndalë sulmet e presionet ndaj pedagogëve.

2 Nëntor 2022, 19:06 Nga F.M
Pedagogët në prag greve, Kovaçi thirrje Ramës: Po
Sandër Kovaçi

TIRANË- Sandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Pedagogëve është shprehur se do të presin edhe tri ditë për tu futur në grevë, deri sa të reagojë Presidenti i Republikës. Në një deklaratë për mediat, tre orë pasi paralajmëruar futjen në grevë urie, Kovaçi thotë se pedagogët po kërcënohen pas paralajmërimit për të përshkallëzuar protestën e tyre. Ai i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilit i ka kërkuar të ndalë sulmet e presionet ndaj pedagogëve.

"Një kauzë që i përket jo vetëm dinjiteti të intelektualëve, por gjithë vendit, dëshmon se sa thellë ka hyrë kjo gjë në arsim. Po kërcënojnë kolegët tanë që po ndërmarrin hapin e grevës së urisë. Mos reagimi është plaga më e madhe e shoqërisë. Kjo protestë tregon se si kjo shtresë shoqërore po përballet me shtrëngime. I nderuar zoti kryeministrës kjo është një njësi e dritës që përdor forcën e argumentit. Greva e urisë është alarmi i kuq që ju nuk doni ta shikoni. Ndaloni sulmin ndaj pedagogëve, greva jonë është e drejtë e ligjshme,"- tha Kovaçi. 

sander kovaci protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll