Bota

Shtëpia e Bardhë fshin nga Twitter-i postimin që i jepte meritë presidentit Biden për rritjen e pagesës së Sigurimeve Shoqërore

Shtëpia e Bardhë e shoqëroi postimin me një shënim nga Twitter ku thuhej se shumë lexues po i shtonin “kontekst” mesazhit që thoshte se rritja e pagesave të Sigurimeve Shoqërore ishte “për shkak të rregullimit vjetor të kostos së jetesës, e cila bazohet në normën e inflacionit.

2 Nëntor 2022, 19:27 Nga e.k
Shtëpia e Bardhë fshin nga Twitter-i postimin që i jepte
Joe Biden

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka fshirë ditën e sotme një postim në platformën Twitter që vlerësonte udhëheqjen e Presidentit Biden për rritjen e pagesave të Sigurimeve Shoqërore, e cila pas verifikimeve rezulton si diçka që në fakt ishte shkaktuar nga një inflacion i lartë 40-vjeçar. 

“Të moshuarit po marrin rritjen më të madhe në kontrollet e tyre të sigurimeve shoqërore në 10 vjet përmes udhëheqjes së Presidentit Biden”, shkroi Shtëpia e Bardhë ditën e djeshme.

Shtëpia e Bardhë e shoqëroi postimin me një shënim nga Twitter ku thuhej se shumë lexues po i shtonin “kontekst” mesazhit që thoshte se rritja e pagesave të Sigurimeve Shoqërore ishte “për shkak të rregullimit vjetor të kostos së jetesës, e cila bazohet në normën e inflacionit.

joe biden shtepia e bardhe

Sondazh

Poll