Aktualitet

Unaza e Re/ Balliu–Ramës: S’keni argumente të ballafaqoheni me banorët

25 Shkurt 2019, 17:58 Nga DOSJA
Unaza e Re/ Balliu–Ramës: S’keni argumente të

TIRANË- Banorët e Astirit janë ngritur sërish mbrëmjen e sotme në protestë kundër projektit,  i cili dëmton banesat e tyre. Prej 115 ditësh banorët kundërshtojnë prishjen e banesave dhe anulimin e projektit të Unazës së Madhe. Me thirrjet “Rama ik” dhe “qeveri hajdute” ata kërkojnë anulimin e plotë të këtij projekti, i cili sipas tyre është korruptiv.

Edhe mbrëmjen e sotme vihet re prezenca e deputetëve të dorëhequr të Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe Oriola Pampuri.

Balliu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë i porositi të gjithë deputetët dhe ministrat e tij që të mos dalin në asnjë studio televizive me opozitën, pas vendimit të tyre për djegien e mandateve.

Thanë që nuk dalim më në televzione për të bërë më debate se nuk janë më deputetë se me deputetët mund të bëjmë debate ne, kurse me qytetarët e thjeshtë nuk pranojmë më debate. Dhe këtë e dimë se keni 115 ditë këtu dhe i keni kërkuar këtij njeriu të vijë të ballafaqohet dhe nuk denjojnë të vijnë se këta kanë frikë nga qytetarët, nuk kanë argumente të përballen me qytetarët.

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar dje ministrave të kabinetit të tij dhe deputetëve të Partisë Socialiste që të injorojnë të gjithë deputetët e opozitës që lanë mandatin.(Lexo këtu)Kryeministri ka dhënë urdhër të prerë që askush të mos dalë në asnjë debat televiziv me ta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama klevis balliu unaza e re edi rama klevis balliu unaza e re

Sondazh

Poll