Bota

“Kapitujt janë marrë nga karta e OKB-së”, Haradinaj zbulon detaje nga drafti i ri për dialogun Kosovë-Serbi

Në takimin e thirrur nga Kurti për të gjithë liderët e opozitës, u paraqit vetëm Haradinaj, ai shpjegoi se së bashku diskutuan për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe se çfarë përmban ai drafti franko-gjerman.

2 Nëntor 2022, 10:04 Nga d.a.
“Kapitujt janë marrë nga karta e OKB-së”, Haradinaj
Haradinaj

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë më tepër detaje nga takimi që pati para disa ditësh me kryeministrin Albin Kurti.

Në takimin e thirrur nga Kurti për të gjithë liderët e opozitës, u paraqit vetëm Haradinaj, ai shpjegoi se së bashku diskutuan për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe se çfarë përmban ai drafti franko-gjerman.

Si ka ardh deri te dokumenti, nuk shkruhet një dokument në të terun, por dëgjohen palët, diskutohet, ka plotë diskutime. Pra në një pjesë të këtyre diskutimeve kam marrë pjesë, kam qenë në tavolina ku është diskutu për shumëçka. Ajo çka është një ndryshim është emri i marrëveshjes, tash munet me pas emrin marrëveshje bazike."- tha Haradinaj.

Ai shtoi se kapitujt e këtij drafti janë marrë nga karta e OKB-së, ku parashikohet rregullimi i marrëdhënieve mes shteteve, duke mos diferencuar Kosovën nga shtetet e tjera të pavarura.

Ndërsa kapitujt e saj janë marrë prej kartës së OKB-së, që i rregullojnë marrëdhëniet e shteteve, pra nuk ka dallim mes shteteve të tjera të pavarura dhe marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Pra është njohja de fakto dhe de juro në pikën e parë dhe të dytë të marrëveshjes”, shtoi Haradinaj.

Një propozim i ri ka shkuar në tryezën e Kurtit dhe Vuçiç përsa i takon vijimit të dialogut Kosovë-Serbi nga këshilltarët e Macron dhe Scholz. Në thelb flitet për modelin e dy gjermanive i cili do të nënkuptonte se Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës, por nuk e njeh zyrtarisht atë, kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare përfshirë Kombet e Bashkuara. Në këmbim të këtij veprimi Serbisë do ti lehtësohej procesi i integrimit drejt BE si dhe do ti jepen ndihma të mëdha financiare.

ramush haradinaj drafti franko-gjerman dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll