Bota

FOTO/ E RËNDË në Turqi, po bënte selfie, 15-vjeçarja humb tragjikisht jetën pasi bie nga ndërtesa e lartë

Ajo u dërgua me urgjencë në spital ku qëndroi në kujdes intensiv për 18 ditë por që fatkeqësisht plagët e marra në kokë ishin të shumta dhe ajo mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme.

1 Nëntor 2022, 16:45 Nga e.k
FOTO/ E RËNDË në Turqi, po bënte selfie, 15-vjeçarja
Melike Gun Kanavuzlar

TURQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ortaca Mugla të Turqisë ku një 15-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga çatia e një ndërtese të lartë në përpjekje për të bërë një selfie. Melike Gun Kanavuzlar humbi tragjikisht jetën pasi u përpoq të kapte telefonin që i ra nga dora në momentin që po bënte fotografinë që i kushtoi jetën. 

FOTO/ E RËNDË në Turqi, po bënte selfie, 15-vjeçarja
Melike Gun Kanavuzlar

Pamjet e publikuara nga media britanike "The Sun" janë të rënda. Aty duket momentin kur adoleshentja rrëzohet në tokë. Ajo bie para një shitëse që siç shihet edhe nga foto shfaqet e tronditur.

FOTO/ E RËNDË në Turqi, po bënte selfie, 15-vjeçarja
Momenti kur 15-vjeçarja bie nga ndërtesa

Ajo u dërgua me urgjencë në spital ku qëndroi në kujdes intensiv për 18 ditë por që fatkeqësisht plagët e marra në kokë ishin të shumta dhe ajo mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme.

turqi

Sondazh

Poll