Bota

Labinot Tahiri thirrje Vjosa Osmanit: Armatos popullin se serbët janë të armatosur

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri shkruan se presidentja Vjosa Osmani duhet të armatos popullatën, pasi sipas tij, serbët e veriut janë të armatosur.

1 Nëntor 2022, 16:09 Nga I.A
Labinot Tahiri thirrje Vjosa Osmanit: Armatos popullin se serbët janë
Albin Kurti dhe Labinot Tahiri

TIRANË- Ish-deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka bërë thirrje për armatosje të Kosovës për shkak të lajmeve se ushtria serbe është vënë në gadishmëri. Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri shkruan se presidentja Vjosa Osmani duhet të armatos popullatën, pasi sipas tij, serbët e veriut janë të armatosur. Po ashtu ai ka bërë thirrje për mbështetje dhe unitet për kryeministrin Kurti.

Postimi i plotë:

Mirëdita shqiptar! Kryeministër, e di që je i sterngarkuar por e dim mirë se ne raport me Serbinë të gjithë Liderêt e partive i ke mbrapa. Lidhur me këto tituj që i publikova të cilat po vijnê nga Serbia, nuk na mbetët gjë tjetër pos armatimi i popullit tonë. Pleqët nuk janë kanë budall kur na thoshin:"Evlad, Serbia flen ditën e punon natën pêr me e marrë Kosovên prap. Pra, kam një kêrkesë për ju dhe presidenten e vendi?! Armatoseni popullatën tonë sepse serbet e Veriut i ke të armatosur ,këtë e dini edhe ju. Shyqyr Zotit që e kemi Naton, Kforin dhe ushtrinë por asnjera nga to nuk e njohin Serbinê siq e njohim ne! Pra të armatoset popullata jonë ashtu siq janë serbet e Kosovës të armatosur nuk do ishte keq. Diten e mirë kryeministër me një shprehje nga nana ime: Nana jem më thot çdo ditë kur të dale nga shtepia: Djali jem, tu letofshin punêt se nuk e ke leht çdo ditë rrugëve! Dhe unë po ju them juve, Zoti ti letoftë punët se nuk e ke lehtë këtë situatê. Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

labinot tahiri albin kurti

Sondazh

Poll