Bota

Ministri i Jashtëm turk: Erdogan do të bisedojë me Putin-in dhe Zelenskyy-n për eksportet e grurit

Rusia njoftoi të shtunën se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshje pasi akuzon Ukrainën se ka sulmuar me dron portet e Odesës.

1 Nëntor 2022, 14:45 Nga e.k
Ministri i Jashtëm turk: Erdogan do të bisedojë me Putin-in dhe
Mevlut Cavusoglu

TURQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu është shprehur se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bisedojë në ditët në vijim me Putin-in dhe Zelenskyy-n dsa i përket krizës së grurit pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e OKB-së.

“Presidenti ynë do të bisedojë me Putin-in dhe Zelenskyy-n në ditët në vijim. Ne besojmë se do ta kapërcejmë këtë”, shtoi ai, duke siguruar se marrëveshja e grurit u sjell dobi të gjithëve.

Rusia njoftoi të shtunën se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshje pasi akuzon Ukrainën se ka sulmuar me dron portet e Odesës.

lufta rusi-ukraine mevlut çavusoglu

Sondazh

Poll