Aktualitet

Shqiptari vret me thikë gruan në Zvicër, krimi u pa nga fëmija i tyre i mitur

28 Gusht 2019, 14:22 Nga DOSJA
Shqiptari vret me thikë gruan në Zvicër, krimi u pa nga

ZVICËR- Policia zvicerane ka gjetur në një banesë në Zyrih trupin e pajetë të një gruaje,  dhe sipas hetimeve paraprake ajo është vrarë më armë të ftohtë.

Pak më vonë është arrestuar në Kantonin St. Gallen personi i dyshuar për vrasje, që është bashkëshorti i gruas së vrarë. Mediat në zvicër shkruajnë se viktima 34 vjeçe dhe bashkëshorti i saj janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe krimi ka ndodhur në prani të fëmijës së mitur.

I akuzuari, Ilir B., kishte edhe më parë në konflikt me ligjin. Në shkurt të vitit 2018 ai ishte akuzuar për ushtrim dhune dhe kërcënim ndaj bashkëshortes. Atë kohë ai ishte arrestuar dhe i ishte ndaluar që të afrohej shtëpisë së bashkëshortes.

Në mëngjesin e së të dielës, më 25 gusht, katër javë pas mbarimit të masës për ndalim kontakti, ai kishte provuar të vendoste kontakt me gruan, me të cilën e kishte dhe një fëmijë.

Po atë ditë, policia kishte marrë edhe dy telefonata, sipas të cilave 37-vjeçari sërish ishte paraqitur në Dietikon, por policët që ishin mobilizuar, nuk e kishin gjetur aty.

Rrethanat e sakta dhe motivet e vrasjes janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve që po zhvillohen nga ana e Prokurorisë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Zyrihut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari vret gruan shqiptari vret gruan me thike vrasje ne zyrih shqiptari vret gruan shqiptari vret gruan me thike vrasje ne zyrih

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Gusht 2019, 13:05

TIRANË– Fatos Vrapi është një nga të arrestuarit ditën e sotme, pasi rezulton i përfshirë në skemën e falsifikimit të biletave të urbanit. Por 60-vje&ccedi...

Aktualitet 28 Gusht 2019, 13:05

Në dosjen e plotë të Prokurorisë, e cila kërkoi arrestimin e 4 personave për vrasjen e teknikut të kondicionerëve 26-vjeçarit, Indrit Çelaj, qe e ...