Bota

Meloni rikthen burgimin e përjetshëm për mafiozët dhe bosët e krimit, çfarë parashikon ligji dhe pse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi më parë

Por duket se një ndërhyrje e fundit në ligj të bërë nga kabineti Meloni dhe ministria e Bredshme duket se është lënë një "dritare" e hapur për ata që bashkëpunojnë me drejtësinë por gjithsesi implementimi i tij varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese.

31 Tetor 2022, 22:14 Nga e.k
Meloni rikthen burgimin e përjetshëm për mafiozët dhe
Georgia Meloni

ITALI- Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni duket se i ka dhënë dritë jeshile ligjit për burgimin e përjetshëm. Kështu mafiozët, bosët e krimit, kriminelët dhe terrorrisët nuk do të mund të përfitojnë benifete dhe ulje dënimi. Ligji më parë hasi në kundërshtinë e fortë të Gjykatës Kushtetuese, e cila arsyetonte se kemi të bëjmë me cënim të lirive. Por duket se një ndërhyrje e fundit në ligj të bërë nga kabineti Meloni dhe ministria e Brendshme duket se është lënë një "dritare" e hapur për ata që bashkëpunojnë me drejtësinë por gjithsesi implementimi i tij varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese.

Por çfarë parashikon ligji

Sipas ligjit për burgimin e përjetëshëm, ligj i miratuar që në kohën e gjykatësit Giovanni Falcone në vitin 1992, parashikon që të dënuarit për disa krime të rënda, veçanërisht mafia, terrorizmi dhe oraganizata kriminale që synojnë trafikun e drogës, nuk kanë mundësi. për të aksesuar çdo përfitim penitenciar të tilla si lejet e daljes nëse nuk vendosin të bashkëpunojnë me drejtësinë, duke demonstruar kështu pendimin e tyre.

Me ndryshimet që janë bërë në ligj i burgosuri nën regjimin 4bis që nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë do të jetë në gjendje të përfitojë përfitimet vetëm nëse plotëson disa kushte specifike: Ai duhet të tregojë se ka "përmbushur detyrimet civile dhe detyrimet e dëmshpërblimit në para që rrjedhin nga dënimi" ose demonstrojnë "pamundësinë absolute të kësaj përmbushjeje "duke bashkangjitur" elementë specifikë, të ndryshëm dhe shtesë në lidhje me sjelljen e rregullt në burg, pjesëmarrjen e të burgosurit në procesin e rehabilitimit "dhe" thjesht deklarimin e shkëputjes nga organizata kriminale e çdo përkatësie. ".

Kjo ngutje e qeverisë vjen pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur datën 9 tentor si datën kur do të dalë me një vendim në lidhje me projektligjin. 

georgia meloni

Sondazh

Poll