Bota

FOTO+VIDEO/ Putin nxjerr në fushëbetejë "engjëjt e vdekjes", skuadra elitare e piloteve vajza që do bombardojnë Ukrainën

Kështu presidenti rus Vladimir Putin ka marrë masa duke nxjerrë në fushëbeteje "ëngjëjt e vdekjes", një grup pilotesh vazja të cilat sapo kanë dalë nga Akademia Ushtarake. Ato u panë në një paradë në Krasnodar pasi u diplomuan në Shkollën e Lartë të Aviacionit Ushtarak Serov.

31 Tetor 2022, 16:15 Nga e.k
FOTO+VIDEO/ Putin nxjerr në fushëbetejë "engjëjt e
Pilotet vajza të diplomuara në Akademinë Ushtarake

RUSI- Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë të re që pritet të jetë e ashpër dhe me sulme frontale. Kështu presidenti rus Vladimir Putin ka marrë masa duke nxjerrë në fushëbeteje "ëngjëjt e vdekjes", një grup pilotesh vazja të cilat sapo kanë dalë nga Akademia Ushtarake. Ato u panë në një paradë në Krasnodar pasi u diplomuan në Shkollën e Lartë të Aviacionit Ushtarak Serov.

Ato quhen “Engjëjt e vdekjes” pasi janë trajnuar në përdorimin e bombarduesve bërthamorë dhe avionëve transportues. Sergei Shoigu, ministri i Mbrojtjes, tha se Rusia po vazhdon traditën e lavdishme. 

FOTO+VIDEO/ Putin nxjerr në fushëbetejë "engjëjt e
Pilotet e diplomuara duke nderuar para udhëheqësve ushtarakë

Ditën e sotme presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një sulm të ri mbi Ukrainë. Të paktën dy shpërthime u regjistruan në Kiev. Në kryeqytet u raportua për mungesë uji dhe energjie pasi bombardimet ruse shënjestruar pikat strategjike të furnizimit me ujë dhe energji.

lufta rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll