Bota

VIDEO/ Dita e 46-të e protestave, nuk ndalen studentët në Iran: Ky është vit sakrifice, vdekje Khamenei

Kur jemi në ditën e 46-të protestave studentët nuk u tërhoqën dhe pas kërcënimeve të ashpra që erdhën dy ditë më parë nga Garda Revolucionare se nuk do të ketë mëshirë dhe se do të qëllohet ndaj çdo kujt që rrezikon stabilitetin e vendit.

31 Tetor 2022, 17:57 Nga e.k
VIDEO/ Dita e 46-të e protestave, nuk ndalen studentët në Iran:
Pamje nga protestat në Iran

IRAN- Kryengritja e studentëve në të gjithë Iranin vazhdon pavarësisht kërcënimeve të komandantit të IRGC-së Hossein Salami dhe dhunës brutale të ushtruar ndaj tyre nga Garda Revolucionale.

Kur jemi në ditën e 46-të protestave studentët nuk u tërhoqën dhe pas kërcënimeve të ashpra që erdhën dy ditë më parë nga Garda Revolucionare se nuk do të ketë mëshirë dhe se do të qëllohet ndaj çdo kujt që rrezikon stabilitetin e vendit.

Protestat ditën e sotme u zhvilluan në shumë universitete në të gjithë vendin, duke përfshirë Zand në Shiraz, Bu-Ali Sina në Hamadan, Kolegjin Teknik të Vajzave në Sanandaj, Shkollën Abu Reyhan të Universitetit të Teheranit, Allamah Tehran, Qazvin International, Montazeri Mashhad, Kampusin Imam Reza Mashhad, Universiteti i Energjisë Elektrike dhe Kompjuterike, Shkenca Mjekësore Gilan, Azad Lahijan, Fakulteti i Arteve dhe Arkitekturës i Hamadanit, Sadra Shiraz, Mazandaran, Azad Parand, Zanjan, Pars Art dhe Arkitekturë, Azad Teheran Veri, Azad Karaj, Shkencë dhe Kërkim dhe Ferdoësi të Mashhadit.

"Ky vit është vit sakrifice. Vdekje udhëheqësit tonë. Sejjid Ali (Khamenei) do të rrëzohet", dëgjohen të thonë studentët.

Ata kanë kërkuar edhe njëherë mbështetjen e të gjithë qytetqarëve të vendit. Ata kanë bërë thirrje që ata të ngrihen kundër shtypjes. 

Edhe ditën e sotme Garda Revolucionare i Iranit tentoi të shpërndante turmat duke përdorur gaz lotësjellës dhe dhunë. Studentët janë shprehur se nuk do të tërhiqen.

protestat ne iran iran

Sondazh

Poll