Aktualitet

Familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për funeralin e të riut në SHBA

Familjarët kanë hapur një "Go fund me" ku kërkohet që të mblidhet shuma prej 17 mijë dollarë në mënyrë që Enea Troka të prehet në paqe.

31 Tetor 2022, 11:03 Nga d.a.
Familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për
Enea Troka

SHBA- Një familje shqiptare kërkon ndihmë nga bashkëatdhetarët e saj dhe jo vetëm për të mbuluar #mimin e lartë të funeralit të të afërmit të tyre.

Familjarët kanë hapur një "Go fund me" ku kërkohet që të mblidhet shuma prej 17 mijë dollarë në mënyrë që Enea Troka të prehet në paqe.

Trkoa ndërroi jetë në moshë të re dhe familja ka rreth një javë që nuk ka mundur ta varrosë të dashurin e tyre për shkak të çmimit të lartë.

"Përshëndetje të gjithëve,  Ne duam t'i dhurojmë Enea Trokës memorialin që meriton. Ai mbahet mend nga e ëma, Ilida Troka dhe vëllai i vogël, Jurgen Troka.

Enea ishte një dritë në një botë të errësirës. Për të mbajtur të gjallë kujtimin e tij, shpërndajeni buzëqeshjen e tij tek të tjerët. Pozitiviteti i tij do të jetë përgjithmonë një frymëzim për të gjithë ne.

Kërkojmë ndihmë për të mbuluar shpenzimet e varrimit të Eneas. Ai do të jetë i dashur dhe i munguar. Me familjen në dëshpërim do të ishte shumë e vlerësuar të bëni çdo donacion nga dashamirësia e zemrës suaj."- thuhet në njoftim.

enea troka vdes shqiptari ne shba

Sondazh

Poll