Bota

Musk organizon Halloween në kështjellën e Drakulës! Ceo i Tesla-s s'merr pjesë, i zënë me planet për rikthimin e Vine

CEO i Tesla, njeriu më i pasur në botë, ftoi personalitete të larta të biznesit dhe yje të Hollivudit, duke përfshirë themeluesin e PayPal Peter Thiel, bashkëthemeluesin e Google Sergey Brin dhe aktorët Angelina Jolie dhe Adrian Grenier.

31 Tetor 2022, 07:43 Nga A.B
Musk organizon Halloween në kështjellën e Drakulës! Ceo i
Elon dhe keshtjella

SHBA-Elon Musk organizoi një festë për Halloween në Kështjellën Bran, e njohur si "Kështjella e Drakulës".

CEO i Tesla, njeriu më i pasur në botë, ftoi personalitete të larta të biznesit dhe yje të Hollivudit, duke përfshirë themeluesin e PayPal Peter Thiel, bashkëthemeluesin e Google Sergey Brin dhe aktorët Angelina Jolie dhe Adrian Grenier. E ndërtuar në shekullin e 14-të, Kështjella Gotike Bran ndodhet pranë Brasovit, në rajonin e Transilvanisë.

Ylli kryesor i ngjarjes, Elon Musk, mori me qera ambientin për 75,000 euro. Mirëpo në media flitet se Musk nuk ishte pjesë e festës.

'Musk or no Musk', Kalaja Bran ishte vendi ku mbrëmë u mbajt një festë vigane. Vendi, i konsideruar nga disa si një nga shtëpitë e vampirit legjendar Drakula (për shkak të lidhjes me Vlad the Impaler, njeriun që frymëzoi personazhin Bram Stoker), është vendi ku njerëzit e pasur shkojnë për shumë vite për të festuar Halloween.

Sa i përket Musk, kur festa ishte në mesin e saj, ai ishte i zënë duke u përballur me ish-udhëheqësit e Twitter-it, avokatët që i përfaqësonin ata dhe The New York Times, duke pyetur njerëzit nëse Vine duhet të rikthehej.

elon musk

Sondazh

Poll