Bota

Brazili vendosi! Lula mposht me 1.6% vota më shumë Bolsonaron, rikthehet si president

Lula, president nga 2003 deri në 2010, kërkoi një rikthim politik disa kohë pasi u përfshi në disa skandale korrupsioni.

31 Tetor 2022, 00:04 Nga k.m.
Brazili vendosi! Lula mposht me 1.6% vota më shumë Bolsonaron,
Foto nga fushata elektorale

BRAZIL- Përfundon numërimi i votave në Brazil. Presidenti në ikje tashme dhe udhëheqësi i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro mposhtet nga ish-presidenti i krahut të majtë Luiz Inácio "Lula" da Silva në raundin vendimtar të votimit presidencial të Brazilit. Në raundin e dytë që u mbaj sot, Lula fitoi 50.8% të të gjitha votave të vlefshme në gati 49.2% për Bolsonaron. Lula, president nga 2003 deri në 2010, kërkoi një rikthim politik disa kohë pasi u përfshi në disa skandale korrupsioni.

Por pas shpalljes i pafajshëm, kërkoi që të garonte sërish kundër Balsonaros. Gjatë fushatës elektorale, kritikët e Bolsonaros e akuzuan atë për keqpërdorimin e pandemisë Covid dhe lejimin e shpyllëzimit të shfrenuar në Amazon. Madje mbështetjen më të madhe e kishte nga druvarët, familjet e tyre dhe zonat që merrnin para nga prerja e drruve. Dy kandidatët janë të kundërt polare; Lula është një ish-udhëheqës i sindikatave të krahut të majtë dhe Bolsonaro është një populist i krahut të djathtë dhe ish kapiten i ushtrisë, por duket se brazilianët zgjodhën rikthimin e Lulës. Madje fitorja e tij u prit me lot e fishëkzjarre.

Por kush është Lula?

Luiz Inácio "Lula" da Silva, një ish-punëtor metali dhe lider sindikale, u bë një fytyrë e njohur gjatë grevave të viteve 1970, kur punëtorët kërkuan paga më të larta, duke sfiduar sundimtarët ushtarakë të Brazilit. Ai erdhi në pushtet duke premtuar ndryshime.

I ndihmuar nga çmimet e larta të mallrave, ai shpenzoi të ardhurat e papritura në fusha të tilla si arsimi i lartë dhe programet e mirëqenies që kontribuan në nxjerrjen e miliona brazilianëve nga varfëria. Vitet e fundit, trashëgimia e tij u ndot kur partia e tij - dhe vetë Lula - u lidh me skandale korrupsioni. ë vitin 2017, ai u dënua me 9 vjet burg.

Dënimet e tij u anuluan 4 vjet më vonë, por ashpërsia e tij me ligjin do të thotë se shumë miliona brazilianë e shohin atë si një politikan të korruptuar të papërshtatshëm për detyrë.

zgjedhjet ne brazil luiz inácio \"lula\" da silva jair bolsonaro

Sondazh

Poll