Bota

Pas 20 vitesh, një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi nesër në zyrën e Vuçiç

Në delegacionin amerikan do të jenë të pranishëm përfaqësues të rreth 25 kompanive dhe misioni i parë ekonomik i qeverisë amerikane.

30 Tetor 2022, 20:12 Nga k.m.
Pas 20 vitesh, një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi nesër
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nesër në Beograd do të takohet me delegacionin ekonomik të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në delegacionin amerikan do të jenë të pranishëm përfaqësues të rreth 25 kompanive dhe misioni i parë ekonomik i qeverisë amerikane.

Siç ka njoftuar presidenca serbe, në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç. Ky takim vjen në vazhdën e përpjekjeve ndërkombëtare për intensifikimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që aktualisht ka ngecur./Alo.rs

aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll