Aktualitet

Punonte roje në një subjekt privat, gjendet i vdekur në vendin e punës 70-vjeçari në Vlorë

Policia në informacionin paraprak bën me dije se 70-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Nderkohë është ngritur një grup pune për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

30 Tetor 2022, 15:40 Nga e.k
Punonte roje në një subjekt privat, gjendet i vdekur në vendin e
Foto ilustruese

VLORË- Një 70-vjeçar i identifikuar me inicialet A.H është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në vendin e punës. Ai punonte si roje në një subjekt privat në lagjen 1 Maji në Vlorë. 

Policia në informacionin paraprak bën me dije se 70-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Nderkohë është ngritur një grup pune për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll