Bota

Sulmoi me acid partnerin në hotel, flet 38-vjeçarja për mediat greke: E bleva online, ishte pastrues për veshin, kam faturat

38-vjeçarja, sipas avokatëve të saj, ka pohuar se është një grua e dhunuar nga bashkëshorti 36-vjeçar.

29 Tetor 2022, 23:25 Nga k.m.
Sulmoi me acid partnerin në hotel, flet 38-vjeçarja për mediat
Foto ilustruese

GREQI- 38-vjeçarja e akuzuar për tentativë vrasje me acid ndaj bashkëshortit të saj, orët e para të së shtunës së 22 tetor, në një hotel në Heraklion. 38-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk dihetsipas avokatëve të saj, ka pohuar se është një grua e dhunuar nga bashkëshorti 36-vjeçar.

Mbrojtësit e 38-vjeçares, Apostolos Lytras dhe Manolis Drakonakis, në deklaratat e tyre theksuan se klientja e tyre në kërkimin e faljes hodhi poshtë pretendimet për ekzistencën e një gruaje tjetër të përfshirë në këtë çështje, duke theksuar se pas sulmit me lëngun, ajo doli nga hoteli në këmbë dhe më pas mori një taksi.

Por gjithashtu pretendoi mendonte se atë natë kishte përdorur një lëng që e kishte porositur “si pastrues” madje kishte siguruar dokumente për llojin e lëngut që e kishte blerë online.

Si iu dorëzua autoriteteve 38-vjeçarja?

Tre ditë pas ngjarjes dhe një ditë pas lëshimit të urdhrit të arrestit, u dorëzua të martën, më 25 tetor, vullnetarisht pranë autoriteteve, e shoqëruar nga avokatja e saj, zonja Apostolos Lytra. Megjithatë, qëndrimi i babait të saj të jep përshtypjen se ai qëndron në krah të bashkëshortit të saj pasi shprehet se: vajza ime gënjen, nuk u keqtrajtua prej burrit./ skai.gr

38-vjecarja i hedh acid partnerit

Sondazh

Poll