Bota

Luani rrëmben djalin 3-vjeçar para syve të familjes, ekipi i kërkimit i gjen vetëm kokën dhe këmbët

Nitin Rakeshbhai Mehda ishte vetëm tre vjeç kur macja e madhe kaloi nëpër fermën e tij dhe e mori nga familja.

29 Tetor 2022, 20:17 Nga k.m.
Luani rrëmben djalin 3-vjeçar para syve të familjes, ekipi i
Foto ilustruese

INDI- Një luan grabitqar rrëmbeu një fëmijë nga familja e tij duke nisur një aksion kërkimi për të miturin, derisa policët gjetën vetëm kockat e tij. Nitin Rakeshbhai Mehda ishte vetëm tre vjeç kur macja e madhe kaloi nëpër fermën e tij dhe e mori nga familja.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje dhe u nis një kërkim i madh për të gjurmuar djaloshin e vogël. Të voglit iu gjetën vetëm disa pjesë të trupit, ndërsa busti dhe krahët e tij nuk dukeshin askund.

India është shtëpia e më shumë se 70 për qind e tigrave në botë, por rezervat ushqimore nuk janë shtuar me të njëjtin ritëm si popullata e tigrave. Kjo ka detyruar disa nga tigrat të shkojnë në zonat e populluara nga njerëzit për ushqim, duke sjellë edhe viktima në njerëz./Mirror

nitin rakeshbhai mehda indi

Sondazh

Poll