Bota

Shpërthime të fuqishme pranë ministrisë së Arsimit në Somali, dhjetëra viktima

Zëdhënësi i Policisë, Sadiq Doodishe tha se autoritetet do të japin numrin e të vdekurve dhe numrin e të plagosurve në një moment të dytë.

29 Tetor 2022, 21:29 Nga k.m.

 

Shpërthime të fuqishme pranë ministrisë së Arsimit
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

MOGADISHU- Dy shpërthime makinash bombë në Ministrinë e Arsimit në kryeqytetin e Somalisë Mogadishu vranë dhe plagosën shumë njerëz. Autoritetet thanë se grupi islamik 'al Shabaab', kreu sulmin. Zëdhënësi i Policisë, Sadiq Doodishe tha se autoritetet do të japin numrin e të vdekurve dhe numrin e të plagosurve në një moment të dytë. Agjencia shtetërore e lajmeve SONNA, tha se shpërthimet kishin shkaktuar dhjetra viktima civile duke përfshirë gazetarin e pavarur Mohamed Isse Kona.

Shpërthimi i parë goditi Ministrinë, më pas shpërthimi i dytë ndodhi kur mbërritën ambulancat dhe njerëzit u mblodhën për të ndihmuar viktimat.  Një gazetar i Reuters, i ndodhur pranë vendit të ngjarjes tha se dy shpërthimet ndodhën brenda disa minutave nga njëra-tjetra dhe thyen dritaret në afërsi. 

Abdikadir Abdirahman, themeluesi i Shërbimit të Ambulancës Aamin, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se një shofer dhe një punonjës i ndihmës së parë u plagosën në shpërthimin e dytë, ndërsa ambulanca e tyre erdhi për të transportuar viktima nga bombardimi i parë.

Shpërthimet e së shtunës ndodhën në kryqëzimin Zobe, skenën e një shpërthimi masiv të al-Shabab në 2017 që vrau më shumë se 500 njerëz. Luftëtarët e grupit u dëbuan nga Mogadishu në vitin 2011, por ata vazhdojnë të organizojnë sulme ndaj objektivave ushtarake, qeveritare dhe civile./Reuter

somali

Sondazh

Poll