Bota

Gabimi që i shkatërroi jetën! Burri i dënuar për vrasje dhe abuzim seksual lirohet pas 38 vitesh

Maurice Hastings, 69 vjeç u lirua më 20 tetor.

29 Tetor 2022, 21:04 Nga k.m.
Gabimi që i shkatërroi jetën! Burri i dënuar për vrasje
Maurice Hastings

SHBA- Një burrë që kaloi më shumë se 38 vjet pas hekurave për një vrasje të ndodhur në vitin 1983 dhe dy tentativa për vrasje është liruar nga një burg në Kaliforni pasi provat e ADN-së, drejtuan provat nga një person tjetër. Maurice Hastings, 69 vjeç u lirua më 20 tetor.

"Jam lutur për shumë vite që kjo ditë të vinte,"- tha Hastings në një konferencë shtypi të premten, duke shtuar: Unë nuk po tregoj gishtat; nuk po qëndroj këtu si një njeri i hidhur, por thjesht dua të shijoj jetën time tani ndërsa ende e kam.

Viktima në këtë rast, Roberta Wydermyer, u sulmua seksualisht dhe u vra me një të shtënë me armë në kokë, ndërsa trupi i saj u gjet në bagazhin e automjetit të saj në periferi të Los Anxhelosit, Inglewood. Hastings u akuzua për vrasje në rrethana të veçanta dhe zyra e prokurorit të rrethit kërkoi dënimin me vdekje, por juria ngeci. Një juri e dytë e dënoi atë me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

Hastings ka pohuar se ai ishte i pafajshëm që nga koha e arrestimit të tij. Në kohën e autopsisë së viktimës, mjekja ligjore kreu një ekzaminim për sulm seksual dhe sperma u zbulua në fytin e viktimës nga një tampon nuk u krahasua kurrë me atë të të dënuarit. Hastings kërkoi testin e ADN-së në vitin 2000, por në atë kohë kërkesa iu refuzua. Testi i ADN-së u performua qershorin e kaluar dhe zbuloi se sperma nuk ishte e tij.

Profili i ADN-së u vendos në një bazë të dhënash shtetërore këtë muaj dhe u përputh me një person që ishte dënuar për një rrëmbim të një gruaje, por edhe një abuzim tjetër oral.

maurice hastings

Sondazh

Poll