Bota

Etapat e riregjistrimit të targave, Bislimi zbulon se gjoba në fazën e dytë do të jetë 150 euro

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili mori pjesë online në konferencën për siguri që po mbahet në Beograd, shpjegoi përkatësisht se çfarë parashikon secila fazë.

29 Tetor 2022, 14:06 Nga d.a.
Etapat e riregjistrimit të targave, Bislimi zbulon se gjoba në
Bislimi

KOSOVË- Vendimi i ndryshuar i Qeverisë së Kosovës mbi riregjistrimin e targave, i prezantuar ditën e djeshme nga kryeministri Albin Kurti, përbëhet nga tri etapa.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili mori pjesë online në konferencën për siguri që po mbahet në Beograd, shpjegoi përkatësisht se çfarë parashikon secila fazë.

Bislimi shpjegoi se në fazën e dytë qytetarët serbë që refuzojnë të ndërrojnë targat në ato legale do ti vihet një gjobë prej 150 eurosh. Kjo masë e gjobitjes do të nisë nga 21 nëntori 2022 deri më 21 janar 2023, raporton Gazeta Express.

“Nese s’jam gabim shuma e gjobës do të jetë 150 euro. Shpresojmë që ky proces të përfundohet pa ndonjë incident deri më 21 prill të vitit 2023”, ka thënë Bislimi.

Bislimi në këtë konferencë mori pjesë virtualisht pasi dy ditë më parë, pa mbërritur në Beograd, u detyrua të kthehej pasi autoritetet serbe nuk i garantonin sigurinë.

Qeveria tha dje se zbatimi fillimisht nis me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq, pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale.

besnik bislimi reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll