Aktualitet

"Gënjeshtër e ligë"/ Rama del 'blof', çdo ditë japin dorëheqjen 7 policë, efektivi: Eprori thotë do bëhet si them unë, jo si thotë ligji

Klodian Xhaferri thotë se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen

29 Tetor 2022, 20:56 Nga F.M
"Gënjeshtër e ligë"/ Rama del 'blof',
Klodian Xhaferri

TIRANË- Çdo ditë 5 deri në 7 punonjës policie kërkojnë të heqin dorë nga uniforma blu. Kryesisht ata janë nga niveli bazë. Ndryshe nga çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama sot, Top Channel raporton se vetëm gjatë muajve të fundit 600 punonjës policie të nivelit bazë janë larguar. Nga Dibra, kreu i qeverisë e cilësoi një gënjeshtër të ligë denoncimin e bërë më herët nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili ka deklaruar se afro 2500 policë duan të largohen nga detyra.

"Të thuash që 2500 policë kanë ikur nga policia kanë dhënë dorëheqjen kjo është rrënë. Po një rrenë e ligë, jo rrenë për qejf,"- tha Rama, por një efektiv tregon tjetër panoramë brenda radhëve të Policisë së Shtetit. 

Klodian Xhaferri thotë se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen. Në një intervistë për TopChannel, ai thotë se megjithëse e kishte pasion këtë profesion për të cilin u arsimua në Turqi dhe mori gradën nënkomisar pas 7 vitesh punë, dha dorëheqjen.

“Paguhesha 57 mijë lek. Patrulloja me makinën time dhe në ngjarje shkoja me makinën time. Në polici nuk merret për bazë terreni por statistikat. Nëse nuk i ke statistikat si ti kërkojnë do detyrohesh të gënjesh. Polici kur nuk gjen dot të drejtën e tij si mund ti japë të drejtë qytetarit. Eprori thotë do bëhet si them unë jo si thotë ligji,"- tha Klodian Xhaferri, ish-punonjës policie.

klodian xhaferri edi rama policia e shtetit

Sondazh

Poll