Aktualitet

Sherri që degradoi pas debatit për zhurmën, PAMJET e plagosjes së Jonian Shehut tek Kodra e Diellit, fqinji e ndoqi me vrap

Më pas, duket 35-vjeçari Shehu që del nga pallati me vrap në tentativë për t’u larguar, por Olsi Bllaci e ndjek nga pas për ta qëlluar.

29 Tetor 2022, 19:29 Nga k.m.
Sherri që degradoi pas debatit për zhurmën, PAMJET e plagosjes
Pamje nga plagosje tek Kodra e Diellit

TIRANË- E gjitha nisi pas një debati për zhurmën, por ky është momenti kur Olsi Bllaci plagos me armë zjarri fqinjin e tij, Jonian Shehu të enjtën tek ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.

Tv Klan ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të një prej pallateve pranë vendit ku ndodhi ngjarja, ku fillimisht duket se gjithçka ka nisur si një debat banal mes dy fqinjëve. Më pas, duket 35-vjeçari Shehu që del nga pallati me vrap në tentativë për t’u larguar, por Olsi Bllaci e ndjek nga pas për ta qëlluar.

Ndjekja vazhdon për disa sekonda deri sa Bllaci del më pas nga garazhi i pallatit dhe hap zjarr në drejtim të fqinjit të tij, që ndonëse i plagosur arrin të largohet me vështirësi nga ngjarja. Në pamjet e siguruara shihet se shfaqet dhe një zonjë, gruaja e Bllacit, e cila ndjek nga pas bashkëshortin e saj që është ende në kërkim nga Policia e Shtetit.

Deri më tani rezulton se shkak i konfliktit është bërë zhurma që bënte fëmija i mitur i autorit, që mesa duket ka shqetësuar 35-vjeçarin e plagosur. Ka qenë bashkëshortja e tij që fillimisht ka debatuar me autorin por më pas situata ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. 35-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

olsi bllaci jonian shehu plagosje tek kodra e diellit

Sondazh

Poll