29 Tetor 2022, 20:33
Nga F.M
Durrës
TIRANË- Janë gjithsej 818 318.98 m2 ose 81.8 hektarë tokë që do të përdoren për të ndërtuar kompleksin e hoteleve banesave dhe kalatat e portit të jahteve. Në shpjegimet e dhëna në vendimin e qeverisë dhe të pasqyruar të premten në fletoren zyrtare në disa raste bëhet fjalë për tokat ranore që sipas hartave janë krijuar nga depozitimet e detit.
Ndërkohë bashkë me këtë vendim është zgjeruar edhe sipërfaqja totale e ndërtimeve që shkon në 61 450 metra katrorë rreth 7 mijë metra më shumë se sa ishte në vendimin e parë të miratimit të këtij projekti edhe nga entet si Këshilli Kombëtar i Territorit.
Në fillim të vitit të kaluar kësaj kompanie iu falën 209 prona me një sipërfaqe prej 80.9 hektarë tokë. Ato u tha se do të përdoreshin për investimin 2 miliardë dollarësh për projektin e Durrës Yacht & Marina. Ndërkohë që është ndryshuar edhe emri i kompanisë investitore nga “Symphony Real Estate Development” sh.p.k. që ishte më herët, e cila ka kaluar tek “Eagle Hills Real Estate Development” sh.p.k sipas një transaksioni të regjistruar kohë më parë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Projekti i Marinës së Durrësit është klasifikuar si investim strategjik duke përfituar pronën për të kryer investimin përmes një marrëveshjeje me qeverinë por mbetet ende e paqartë se cili do të jetë fitimi real i shtetit në këtë marrëdhënie.
Prej vitit 2020 u fol për këtë projekt dhe në 2021 u prezantua kompania EMAAR, qe do të zbatonte projektin e Durrësit. Nga ajo kohë kanë nisur një seri ndryshimesh ligjore dhe emrash të investitorëve duke e rritur tymnajën rreth projektit. E vetmi fakt i sigurt është se 81.8 hektarë tokë shtetërore dhe private i është falur investitorit.
Marrë nga TOPCHANNEL
porti i durresit
Aktualitet
29 Tetor 2022, 20:13
F.M
Marseli
TIRANË- Marseli tregon se si dhjetë vitet e jetës së tij ia ka dedikuar heroinës, kur në fakt duhet të kishte qe...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 20:00
k.m.
Enver Hyseni
SHKODËR- Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori Enver Hyseni. Lajmi është bërë i ditur nga...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 19:34
k.m.
Artan Hoxha
DUBAI- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka mbërritur në tokën e "të paekstradueshmëve". Këmbëzbathur e i ve...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 19:29
k.m.
Pamje nga plagosje tek Kodra e Diellit
TIRANË- E gjitha nisi pas një debati për zhurmën, por ky është momenti kur Olsi Bllaci...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 19:26
Burgu
SHKODËR- “Kam gruan shtatzanë dhe nuk ka kush e ndihmon për punët”. Me këtë kërkesë një...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 18:18
F.M
Dashnor Memaj
TIRANË- Dashnor Memaj, nga Shoqata e Transportit, deklaroi se nëse nuk do të ketë subvencion afatgjatë dhe mbës...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 16:45
Infektivi
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 581 testime, 38 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 17 të shëruar...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 16:13
F.M
Bombola e shpërthyer
SARANDË- Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen nr.4 në Sarandë...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 15:32
k.m.
Zjarr në Fushë Krujë
FUSHË KRUJË- Një kamion i ngarkuar me jonxh ka marrë flakë në ecje në kryqëzimi...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 15:26
k.m.
Prokuroria e Lezhës
MIRDITË- Ish-drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Niko...