Bota

Kapen mbi 9 kg mariuhanë në Mitrovicën e Veriut, vihet në pranga 33-vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni policor në Mitrovicën e Veriut kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike.

28 Tetor 2022, 20:26 Nga d.a.
Kapen mbi 9 kg mariuhanë në Mitrovicën e Veriut, vihet në
Droge

KOSOVË- Një 33-vjeçar është arrestuar dhe është intervistuar nga Policia pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni policor në Mitrovicën e Veriut kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuanë.

Si shkas, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’. Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./Express/

 

policia e kosoves kaprt droge ne mitrovice

Sondazh

Poll