Bota

“Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”, Rama flet për trafikun e krijuar pas eksperimentit të sotëm

Në një postim në Facebook, Rama tha se kanë marrë çdo mesazh dhe propozim të çdo qytetari për të ofruar një zgjdihje përfundimtare për trafikun e rënduar në Prishtinë.

28 Tetor 2022, 19:07 Nga d.a.
“Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”,
Perparim Rama

KOSOVË- Kryetari i Bashkisë së Prishtinës Përparim Rama ka bërë një deklaratë publike duke u shprehur se e kupton frustrimin e qytetarëve të Prishtinës për trafikun e krijuar sot por tha se për këto ndryshime ishte bërë njoftimi dy ditë më parë.

Në një postim në Facebook, Rama tha se kanë marrë çdo mesazh dhe propozim të çdo qytetari për të ofruar një zgjdihje përfundimtare për trafikun e rënduar në Prishtinë.

Në Prishtinë sot po bëhet testimi i tretë i qarkores së brendshme, e cila ka krijuar një kaos të madh dhe trafik në të gjithë rrugët e kryeqytetit. Rama, duke qenë i pranishëm në përmbylljen e festivalit Manifesta Biennal, ka bërë një koment të shkurtër rreth këtij ‘eksperimenti’.

“Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”, është shprehur Rama duke iu drejtuar drejtoreshës së festivalit.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja, për tri ditë radhazi, do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit. Komuna bën të ditur se i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

perparim rama trafik ne prishtine

Sondazh

Poll