Bota

Bujar Osmani: Duhet të shihet kush qëndron pas klubit maqedonas në Bllagoevgrad

Sipas Osmanit, duhet të kontrollohet, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe të shihet nëse vërtet ka vullnet të mirë apo janë pjesë e agjendës së dikujt tjetër.

28 Tetor 2022, 18:39 Nga I.A
Bujar Osmani: Duhet të shihet kush qëndron pas klubit maqedonas
Bujar Osmani

SHKUP- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha për BTV se duhet parë se kush qëndron pas hapjes së klubit maqedonas në Bllagoevgrad, por edhe në Maqedoni. Sipas Osmanit, duhet të kontrollohet, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe të shihet nëse vërtet ka vullnet të mirë apo janë pjesë e agjendës së dikujt tjetër.

“Fakti që financuesi i atij klubi është ajo shoqatë për mua është fakt i mjaftueshëm se kjo iniciativë nuk ka një qëllim të mirë”, tha ai.

VMRO-ja në Bullgari njoftoi se të dielën do të organizojë protestë në Blagoevgrad, ndërsa tifozët e ekipit të futbollit “Pirin” pritet të festojnë edhe 100 vjetorin e themelimit. Policia në Bllagoevgrad po merr masa për të parandaluar përshkallëzimin e këtyre ngjarjeve, njoftoi komisari policor në qytet, Dimitar Içev.

bujar osmani blagoevgrad

Sondazh

Poll