Bota

Testimi i tretë i qarkores së brendshme krijon kaos të madh në Prishtinë, paralizohet trafiku në disa rrugë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja, për tri ditë radhazi, do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit.

28 Tetor 2022, 18:50 Nga d.a.
Testimi i tretë i qarkores së brendshme krijon kaos të madh
Prishtine

KOSOVË- Tollovi e madhe është krijuar në shumë rrugë të kryeqytetit mëngjesin e së premtes. Krejt kjo si pasojë e një eksperimenti që Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta zbatojë sot. Bëhet fjalë për testimin e radhës për krijimin e një unaze me shumë rrugë qarkore njëkahëshe në qytet.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja, për tri ditë radhazi, do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit.

Komuna bën të ditur se i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Kjo ka bërë që të shkaktohen kolona e tollovi në rrugët në të cilat po bëhet testimi.

Në shumë rrugë tashmë janë krijuar kolona e tollovi si pasojë e këtij eksperimenti të komunës.

E qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani”, që nga semaforët, pranë mensës së studentëve, e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga “UÇK”, nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni”, deri te ndërtesa e ish-OSBE-së

– Rruga “Luan Haradinaj”, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Ukshin Hoti”

– Rruga “Robert Doll”

I gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

E nga Komuna e Prishtinës kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët sa i përket këtij eksperimenti.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e komunës që udhëhiqet nga Përparim Rama./Nacionale/

perparim rama trafiku ne prishtine berat buzhala

Sondazh

Poll