Art&Argëtim

Mashtroi për të reklamuar markën e ujit në Instagram, blogerja akuzohet për inskenimin e aksiedntit me motor

27 Gusht 2019, 15:08 Nga DOSJA
Mashtroi për të reklamuar markën e ujit në Instagram,

Blogerja  Tiffany Mitchell kishte në profilin e saj në Instgarm 211,000 ndjekës, dhe pas postimit të fotos u pa që disa komente nisën të fshihen, dhe u kuptua që fotot ishin të rreme dhe gjithçka ishte e insekenuar.

Duke pasur parasysh se nëj aksident krijon momente traumatike dhe aspak ët këndshme, njerëz të medias dhe fansat e Mitchell nisën të dyshonin mbi fotot e aksidentit të saj, të publikuara në rrjetet sociale.

Sigurisht që kishte një mospërputhje mes gjihë këssaj situate, pasi askujt nuk i shkon ndërmend, as nuk ka dëshirë të publikojë fotot e tij të aksidentit.

Në këto foto nuk u pa asnjë shenjë gjaku edhe pse tregohej sikur koka e saj ishte përplasur tek një bordurë betoni, madje një element u pa në këtë foto. Një shishe uji, detaj ky që në mënyrë të fshehur reklamonte markën e ujit.

Pas studimit të kësaj situate Tiffany Mitchell tani është akuzuar se e bëri të gjithë këtë lëvizje për të reklamuar markën e ujit.

Ndërkohë vet Mitchell ka deklaruar se është kërcënuar me vdekje pas kësaj ngjarje.

Shoku i saj, Lindsey Grace Whiddon ishte fotografi që shkrepi foton pikante që po nxit debate.

“Duke parë fotot, unë mund të shoh pse ato duken kaq të vëna në skenë dhe, nëse nuk do të kisha qenë vetë atje, e kish atë vëshitë të beësoja se nuk kam kam qenë atje”, më tha ajo.

Por më vonë Tiffany fshiu postimin nga Instagrami dhe publikoi një video duke mbrojtur veten.

Ajo tha se ambulanca u thirr nga një kalimtar dhe plagët e saj ishin të lehta prandaj ajo nuk pranoi të shkonte në spital sepse nuk po shfaqte ndonjë simptomë të rëndë.

“Unë nuk kam asnjë ide se si dikush mund të besojë se kjo u inskenua ose u shfrytëzua për vëmendje për një fushatë marke. Unë jam 100% gjithmonë i sinqertë për bashkëpunimet e markës sime. Nëse një produkt po ndahet sepse një kompani dëshironte që unë ta ndaja atë, unë i zbuloj çdo here.”- u shpreh ajo.

Ajo tha se uji që i kanë dhënë asaj gjatë aksidentit i është  dhënë asaj dhe dhe nuk ka pasur ndonjë markë.

Ishte shumë e trishtueshme për mua që njerëzit besojnë verbërisht ato që lexojnë për këtë, saqë as nuk po mendojnë se mund të sulmojnë dikë që në të vërtetë ka përjetuar një aksident me motor që shkaktoi lëndime dhe shkaktoi traumë të vërtetë,” thotë ajo.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim akuzohet per mashtrim blogerja genjeu permes instagramit reklamoi marken e ujit tiffany mitchell akuzohet per mashtrim blogerja genjeu permes instagramit reklamoi marken e ujit tiffany mitchell

Sondazh

Poll