Art&Argëtim

“S’mund të heshtim”, fansat ‘zemërohen’ me Norën dhe Robertin, shpërthejnë në protestë kundër ndarjes së tyre

27 Gusht 2019, 14:00 Nga DOSJA
“S’mund të heshtim”, fansat ‘zemërohen’

KOSOVË- Pasi Robert Berisha bëri publik lajmin e ndarjes dy ditë më parë nga Nora Istrefi, kanë reaguar edhe fansat e ciftit.

Siç duket një lajm i tillë nuk u ka pëlqyer fansave të çiftit, të cilat duan ti shohin prapë bashkë, aq sa kanë organizuar një protestë kundër ndarjes së tyre dhe i ftojnë të gjithë në Facebook të marrin pjesë.

“Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme të tjera”, quhet eventi, i cili do të organizohet nga data 31 gusht, deri më 3 shtator.

Mjaft është mjaft! U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje.

Andaj, të dielën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen, dhe për ti thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës. Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë sikurse korrupsioni, zgjedhjeve si farse, e deri tek problemet si i nxehti afrikan etj etj.”- shkruhet në detajet e protestës.Aktualisht 5 mijë persona kanë shfaqur interesim për këtë protestë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ndahet robert berisha dhe nora istrefi nora istrefi robert berisha ndahet robert berisha dhe nora istrefi nora istrefi robert berisha

Sondazh

Poll