Letra-amanet për bashkëshorten, Desada Metaj publikon testamentin: Të piqemi në jetën e përsosur
27 Gusht 2019, 13:41Nga DOSJA
TIRANË- Me të mbaruar lufta, komunistët nisën pushkatimet me dhe pa gjyq ndaj kundërshtarëve, në çdo cep të Shqipërisë. Një prej intelektualëve që u pushkatua në Fier, gushtin e parë të pasluftës, ishte dheSadush Kuqari (Metaj). E mbesa, gazetarja Desada Metaj, ka publikuar në faqen e saj në FB, letrën-amanet që i gjyshi i shkruajti bashkëshortes, para se të mbyllte sytë.
“Në gushtin e vitit 1945, pushteti diktatorial i Enver Hoxhës çoi para skuadrës së pushkatimit një grup intelektualësh nga qarku i Fierit. Mes tyre ishte dhe gjyshi im, Sadush Kuqari (Metaj). Letra e testamentit që i la gruas së tij, gjyshes time Deko, dëshmon dhe njëherë që kriminelët e pasluftës vranë dhe persekutuan qytetarinë dhe vlerat e kombit. Për të instaluar diktaturën e proletariatit, injorancën, krimin dhe pabesinë ndaj njerëzve dhe Zotit!”, shkruan Desada duke publikuar edhe testamentin.
E dashur gruaja ime Deko!
Me datë 5 gusht 1945 u dënova me vdekje nga gjyqi i popullit.
Të lë amanet që të mos qash as ti, as çiliminjtë mos i leç të qajnë dhe të hapin sytë e të rrinë mirë. Edhe djemtë tanë të ndjekin shkollën, po pate vakt dhe në rrofsh edhe jashtë shtetit ta nxjerç. Për mua mos u mërzit fare se kjo gjë qe e thënë nga ana e Zotit. Të duroç siç kanë duruar tê gjith gratë e tjera.
Se unë në bazë të zëmrës që e kam të pastër dhe drejtsis time me shpresën e Zotit xhenetin e gjej te hapët, luftrat kështu e kan.
Ta le amanet me të shoqen e Selimit (vëllait) të shkosh më mirë sec ke shkuar dhe Shefqetin (qehajain) të ma mbajç mir, më mirë seç e ke mbajtur dhe në qoftë se dëshiron të vej ne Kalenje. Është i lirë të bëjë si të dojê. Ju ta mbani mirë.
E dashur Deko, ta le amanet Myzaferes (vajzës së madhe) ti japç paj më mir nga shoqet se ka vuajtur shumë me mua dhe mundimi i saj vete kot. Thoi mos u mërzit fare se ke Selimin, Qamilin, Fatbardhin, çunin e Selimit, Myzaferen, Nadiren, Dritën, ke plot. Neve kemi për të larë borxhet tona te Zoti.
Tashti e përfundoj duke të dërguar të falat e fundit dhe të piqemi në jetën e përsosur.
HOLANDË– Një mjek Holandez ka dalë para gjyqit si shkak i një rasti historik që pritet të hetohet në bazë të ligjit nëse pacientët me nivel të lartë &ccedi...
Mjeshtri i këngës labe, Golik Jaupi e ka marrë veten pas operacionit që iu nënshtrua në muajin qershor.Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Goliku shf...
Një ndër trashëgimtaret e Top Channel, Sara Hoxha ka vendosur të vijë në një rrëfim të sinqertë për ndjekësit e saj, ku tregon se shtatzënia e dytë nuk po kalon...
TIRANË– Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani pas pushimeve të gjata familjare, vendosën të realizonin një udhëtim mes mikeshash. Të dy moderatoret publikuan foto ...
Aktori i humorit, Salsano Rrapi duket se po shijon disa ditë pushimi, ku ndër të tjera ka postuar edhe disa foto që kanë brenda doza ironie.Por, duket se disa n...
TIRANË– Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Andrra Destani mbushin plot 4 vite të martuar. Në këtë datë të shënuar, Andrra ka zgjedhur t’i dedik...
Këngëtarja dhe moderatorja Eneda Tarifa ka publikuar një pozë nga pushimet e saj buzë detit. Veshur me bikini, si rrallëherë, këngëtarja ka zgjedhur ta bëjë pub...
“Ce soir” ka botuar, të dielën e 22 majit 1938, në faqen n°5, intervistën e të dërguarit të saj të posaçëm René Dunan me njerkun dhe vëllain e mbretëresh...
TIRANË– Bloggerja Armina Mevlani pak kohë më parë u përfol për një ndarje me Shkëlzen Berishën, me të cilin është prej 7 vitesh në një marrëdhënie. Por, pa...