Aktualitet

Sherr pas fyerjeve etnike, 80 të mitur shqiptarë e pakistanezë përleshen në Itali

25 Shkurt 2019, 17:41 Nga DOSJA
Sherr pas fyerjeve etnike, 80 të mitur shqiptarë e pakistanezë

ITALI– 25 të mitur shqiptarë dhe pakestinezë janë përfshirë në një sherr masiv në një qendër strehimore në qytetin e Udines. 12 prej të miturve ishin nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa të tjerët nga Pakistani.  

Sipas mediave italiane, sherri ka nisur mes të miturve pas sharjeve në bazë të përkatësisë etnike, duke degraduar deri në përdorimin e disa tubave metalikë dhe mjeteve të tjera rrethanore.

E ndërsa gjithçka nisi mes shqiptarëve dhe pakistanezëve, në sherr janë përfshirë edhe të mitur të tjerë duke e çuar numrin në 80.

Pas ndërhyrjes së edukatorëve dhe efektivëve të policisë grupi u shpërnda. Shtatë djem mbetën të plagosur dhe u mjekuan menjëherë në dhomën e urgjencës së qendrës strehimore.

Gjatë kontrolleve, një 17-vjeçari iu gjet dhe konfiskua 3.9 gram hashash që i fshehur në dhomën e tij.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali sherr mes shqiptareve dhe pakestinezeve udine itali sherr mes shqiptareve dhe pakestinezeve udine

Sondazh

Poll