Art&Argëtim

'Ma shkatërruat jetën'/ Reagimi i Fifit pas promos së BBV, Einxhel: Ajo meriton respekt

Einxhel mendon se Fifi është lënduar nga spoti, të cilin edhe ajo e cilëson si të panevojshëm.

27 Tetor 2022, 13:55 Nga A.B
'Ma shkatërruat jetën'/ Reagimi i Fifit pas promos së
Einxhel dhe Fifi

TIRANË- Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas deklaratës së këngëtares Filloreta Raçi për promon e Big Brother VIP. Einxhel mendon se Fifi është lënduar nga spoti, të cilin edhe ajo e cilëson si të panevojshëm. Ajo deklaron se këgëtarja duhet të trajtohet me më shumë respekt pasi i ka dhënë shumë si spektaklit ashtu dhe botës së artit. 

Ajo ishte e lënduar në lidhje me spotin e fillimit të “Big Brother 2” dhe të jem e sinqertë edhe unë në momentin që e pashë e konstatova si të panevojshëme pjesën ku transmetohet ajo që i ka ndodhur Fifit. Nuk mendoj se është e nevojshme të rishihet dhe të rivendoset, ose më saktë nuk është e nevojshme të vihet në promon e një spektakli. Sepse secili nga ne ka pasur momente shumë të bukura aty brenda dhe një kontribut të caktuar në atë spektakël. Ka një kontribut të caktuar në komplet suksesin e asaj që ka ndodhur. Dhe ashtu sikur të tjerët , Fifi meriton respektin maksimal nga të gjithë njerëzit për kontributin e saj pozitiv aty brenda dhe për artin e saj. Siç edhe vetë ajo ishte shprehur ka bërë muzikë shumë të mirë. Unë e di që Fifi është një person me zemër shumë të madhe edhe kurrsesi nuk do të mundej t’i bënte keq dikujt,”-u shpreh Einxhel.

Ditën e djeshme Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi reagoi ashpër pas publikimit të promos së Big Brother VIP, aty ku ajo shfaqej duke bërtitur e rrëzuar në tokë.

einxhel shkira filloreta raci

Sondazh

Poll