Bota

"Kërcënimi ishte shpikje e Serbisë", Bislimi flet pasi u kthye në Kosovë: Kjo tregon se ata nuk janë gati për dialog

Në fjalën e tij para gazetarëve Bislimi u shpreh se ai ka paraqitur kërkesës para organeve kompetente dhe ka marrë aprovim për vizitën e tij

27 Tetor 2022, 18:58 Nga d.a.
"Kërcënimi ishte shpikje e Serbisë", Bislimi flet pasi
Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur pasi atij nuk i është lejuar që të vazhdojë rrugën drejt Beogradit ku u shpreh se fakti që Serbia nuk i ofroi siguri në udhëtimin e tij është një sinjal që ajo nuk është e gatshme të punojë në normalizimin e marrëdhënieve.

Në fjalën e tij para gazetarëve Bislimi u shpreh se ai ka paraqitur kërkesës para organeve kompetente dhe ka marrë aprovim për vizitën e tij

“Kemi paraqitur kërkesën para organeve, dhe ka qenë e aprovuar. Në një moment na është thënë se Serbia nuk mund të ofrojë siguri. Që për ne është sinjal, që Serbia nuk është ende e gatshme të punojë drejt normalizimit.  Është e dobët të ofrojë siguri për pjesëmarrësit”, tha ai.

Sipas tij, arsyeja e ndalimit të tij ka qenë diku tjetër, pasi thotë se Kosova ka pasur për qëllim që në Beograd ta jap versionin e tyre mbi zhvillimet për normalizimin e situatës.

“Arsyeja është krejt diku drejt. Ne kemi pasur për qëllim, që Beogradit dhe qytetarëve atje të ju japim versionin e Kosovës mbi zhvillimet që janë në Kosovë dhe drejt normalizimit të situatës. Qytetarët atje janë ekspozuar nga një propagandë shumë e tmerrshme nga qeveria e Serbisë, dhe si duket ka pasur një rezistencë të madhe që të mos e japim versionin tonë”, tha ai.

Më tej Bislimi shpjegoi se mosofrimi i sigurisë nga ana e Serbisë ka pasur mundësi të komunikohet ende pa u nisur për në Beograd.

“85 km para se të mbërrijmë në Beograd. Kjo ka mund të ndodhë edhe këtu që mos ta bëjmë rrugën deri atje. Një veturë e policisë i është bashkuar konvojit, dhe i ka kërkuar konvojit që të vendoset në një pushimore në atë rrugë, dhe i është komunikuar zyrës ndërlodhisë që duhet të kthehemi për shkak të sigurisë. Unë nuk kam dalë nga vetura, por s’kam pasur ndonjë vërejtje apo ankese nga ana e zyrës ndërlidhëse. Ne nuk jemi ndier të kërcënuar, ne do ta vazhdonim rrugën, por nuk mund ta vazhdonim para vlerësimit të autoriteteve”, tha Bislimi.

Bislimi do të merrte pjesë në një konferencë në Beograd, ndërkaq është kthyer prapa disa dhjetëra kilometra para se të mbërrinte në Beograd.

besnik bislimi reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll