U arrestua në Turqi? Ibrahim Lici: Jam i lirë, fotot e mia tregojnë qartë jetën që bëj në shtetin turk
Ibrahim Lici mohon të ketë gisht në vrasjen e Endri Mustafës dhe vëllezërve Bilali.
TURQI- Ibrahim Lici ka mohuar lajmet se është arrestuar në Turqi. Përmes një reagimi, ai thotë se për vrasjen e Endri Mustafës ka dorëzuar në prokurori kamerat që tregojnë se nuk ka qënë në vendin e ngjarjes ndërsa për vrasjen e vëllëzërve Bilali thotë se nuk ka qënë asnjëherë në hetim. Po ashtu, Lici shton se nuk mund të kërkohet ekstradimi i tij pasi është i lirë dhe jo i arresruar, ndërsa shton se jeton i lirë në shtetin turk.
'Jam i lirë. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohem për vrasjen e Endri Mustafës, kam dorëzuar kamerat në prokurori dhe qelizat telefonike që vertetojne që une kam qenë në Tiranë në momentin që ka ndodhur krimi. Kjo është e vërtetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Unë pres vendimin e gjykatës per të zbardhur ngjarjen dhe për të çuar përpara drejtësisë autorët e vërtetë. Edhe për vrasjen e vëllezerve Bilali nuk kam qenë asnjëherë nën hetim nga prokuroria dhe jam shpallur në kërkim nga policia, pra në kërkim policor si person për t’u marre në pyetje vetëm se nuk jam gjetur në banesë.
Nuk kam patur asnjëherë konflikt me vëllezërit Bilali. Shumë e çuditshme të kërkohet ekstradimi im në një kohë që nuk jam arrestuar dhe i bëj thirrje policisë të dalin në deklaratë se ku dhe kur më ka arrestuar sepse unë jam i lirë dhe në pritje të drejtësise. Jetoj i lirë në Turqi dhe pres të zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojnë qartë jetën e lirë qe bëj në shtetin turk.'- tha Lici.
Ibrahim Lici, vijon të qëndrojë i lirë në territorin e shtetit turk, ndërkohë që drejtësia e këtij shteti, kërkoi ndihmë juridike nga pala shqiptare për t’i vënë në dispozicion aktet hetimore të dosjes penale që flet për vrasjen e Endri Mustafës. Ai akuzohet për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, konkretisht për vrasjen e Endri Mustafës të ndodhur në 15 Maj 2021 në zonën e “Livadhes” në Shkodër. Për këtë ngjarje është dënuar me 12 vite burgim 15-vjeçari Ergys.M, si person që ka nxjerrë në pritë viktimën natën e krimin.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur një hetim për shkresën e dërguar nga pala turke që ‘rrodhi’ në media një ditë më parë. Dokumenti që mban firmën e Olsi Dados, Drejtorit të Marëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithme, ka ngritur në këmbë prokurorinë e Shkodrës, e cila prej dy ditësh ka nisur një hetim administrativo-penal, me qëllim zbulimin e “spiunit” brenda rradhëve të saj.
Sondazh
Arrestimi i Malindit, Policia: Paraqiti ID të falsifikuar, shtirej si qytetar nga Kosova
Policia TIRANË- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar pas arrestimit të Gentian Malindit. Operacioni i koduar 'Kuito', u fina...
Ish 'bosi' i kriptomonedhave Faruk Ozer, rekurs vendimit për ekstradimin e tij në Turqi
Faruk Ozer TIRANË- Ish “bossi” i kriptmonedhave Faruk Ozer, i cili u arrestua në vendin tonë disa kohë më par&eum...
Debate tek Siguria/ Peleshi:Satelitët do i shërbejnë FA-së! Salianji: Keni kontraktuar 36 milionë euro një avion që nuk kreu shërbim
Niko Peleshi TIRANË- Është shoqëruar me tensione mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë kohës q...
Autoriteti i Konkurrencës gjobit me 19.9 milionë lekë Bankers Petroleum
Autoriteti Autoriteti i Konkurrencës vendosi ditën e mërkurë të gjobisë kompaninë Bankers Petroleum me një gjob&eum...
Porositi 137 kg kokainë, arrestohet pas 3 vitesh arrati Gentian Malindi, efektivëve u dha ID kosovare
Gentian Malindi TIRANË- Gentian Malindi, i shpalluri në kërkim që në vitin 2019 për porositjen e 137 kilogramëve kokain&...
6 mijë euro për të liruar trafikantin, SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për gjyqtaren Margjeka
Mimoza Margjeka TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën p&...
Tre persona arrestohen në Elbasan, policia procedon në gjendje të lirë 7 të tjerë, për çfarë akuzohen
Policia ELBASAN- Tre persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kësht...
PËRGJIMET/ “Do vras veten”, zbardhen bisedat e ‘viktimave’ me mashtruesit në call centera: Ju kemi bllokuar 48 mijë euro
Përgjimet TIRANË- Kërcënime, mashtrime dhe vjedhje. Këto nxjerrin në pah bisedat e zbardhura mes operatorëve të cal...
ARRSH: Devijohet trafiku nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3
Harta e devijimit të rrugës e publikuar nga ARRSH TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar të gjithë qytetarët ...
Britania në alarm nga "dyndjet" masive të emigrantëve, kërkon ndihmë nga qytetarët (STRATEGJIA)
Emigrantët shqiptarë në brigjet britanike BRITANI- Emigrantët, mes tyre edhe shqiptarë, që mbërrijnë në më...
