Bota

Pfizer në telashe të mëdha, vihet nën hetim për evazion fiskal për fshehje të 1.2 mld euro

Kompania farmaceutike po hetohet nëse ka fshehur fitime prej të paktën 1.2 miliardë eurosh nga transferimi i parave në njësitë e tij në vende të tjera.

27 Tetor 2022, 15:46 Nga I.A
Pfizer në telashe të mëdha, vihet nën hetim për evazion
Pfizer

ITALI- Pfizer është tashmë nën mikroskopin e “Rambos” të Ministrisë së Financave të Italisë në lidhje me një rast të fshehjes së fitimeve. Kompania farmaceutike po hetohet nëse ka fshehur fitime prej të paktën 1.2 miliardë eurosh nga transferimi i parave në njësitë e tij në vende të tjera.

Guardia di Finanza e Italisë pretendon se njësia e Pfizer me qendër jashtë Romës, Pfizer Italia Srl, transferoi fonde të tepërta te filialet në SHBA dhe Holandë për të shmangur taksat mbi fitimet që mund të mblidheshin 26%. Dega italiane e kompanisë dyshohet se u dërgoi fonde filialeve të huaja të lidhura me Pfizer Production LLC me bazë në Delaware dhe Pfizer Manufacturing LLC në SHBA. Hetimi filloi në shkurt dhe mbulon 2017, 2018 dhe 2019.

Hetimi nga policia financiare e Italisë nuk do të thotë domosdoshmërisht se Pfizer është përfshirë në të vërtetë në keqbërje, vëren Bloomberg. Kur të përfundojë hetimi, rezultatet do të shqyrtohen nga autoriteti tatimor italian, i cili ka kompetencën për të vlerësuar gjobat dhe pagesat e mundshme të taksave nëse i gjykon të justifikuara.

"Autoritetet tatimore italiane kontrollojnë dhe hetojnë rregullisht taksat e Pfizer dhe Pfizer bashkëpunon me kontrolle dhe hetime të tilla. Pfizer është në përputhje me ligjet tatimore dhe kërkesat e Italisë," tha zëdhënësja e kompanisë Pam Eisele.

Guardia di Finanza e Italisë pretendoi se Pfizer vendosi të mos shpërndante dividentë gjatë periudhës së hetimit, duke paguar aksionarët e saj nëpërmjet një reduktimi të kapitalit aksionar të kompanisë. Në periudhën trevjeçare nga 2017 deri në 2019, Pfizer regjistroi një total global prej 33 miliardë dollarësh fitime.

pfizer

Sondazh

Poll