Aktualitet

6 mijë euro për të liruar trafikantin, SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për gjyqtaren Margjeka

Gjithashtu, organi i akuzës ka dhënë pretencën edhe për bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, për të cilin ka kërkuar katër vite burg, ndërsa për avokatin Skënder Demiraj, 3 vite, të dy të përfshirë në të njëjtën skemë korrupsionit për të liruar një të burgosur.

27 Tetor 2022, 13:56 Nga F.M
6 mijë euro për të liruar trafikantin, SPAK kërkon 4 vite e
Mimoza Margjeka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila akuzohet për ‘Korrupsion pasiv të gjyqtarëve’. Gjatë seancës së mbajtur sot, SPAK ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për Margjekën.

Gjithashtu, organi i akuzës ka dhënë pretencën edhe për bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, për të cilin ka kërkuar katër vite burg, ndërsa për avokatin Skënder Demiraj, 3 vite, të dy të përfshirë në të njëjtën skemë korrupsionit për të liruar një të burgosur.

Mimoza Margjeka, e komanduar si ish-gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua në shtator të 2020 bashkë me të shoqin, Arben Cara. I arrestuari Orion Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, bashkëshortin e Margjekës, Arben Cara përmes avokatit të tij Skënder Demiraj. Pas negociatave dhe dhënies së 6 mijë eurove në këmbim të lirisë, Bali, i akuzuar për trafik droge, doli nga burgu dhe u la në arrest shtëpie. Margjeka u lirua më vonë dhe u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të mitur.

mimoza margjeka orion bali arben cara skënder demiraj

Sondazh

Poll