Bota

U shkarkua pasi u lut në mes të ndeshjes, Gjykata e Lartë në SHBA kthen në punë ish-trajnerin

Kjo u bë e ditur nga avokatët e tij të cilët bënë të ditur se Kennedy do rikthehet në punë në vitin 2023.

27 Tetor 2022, 15:13 Nga e.k
U shkarkua pasi u lut në mes të ndeshjes, Gjykata e Lartë në
Joseph Kennedy

SHBA- Joseph Kennedy një ish-trajner futbolli i shkollës së mesme publike në shtetin e Uashingtonit, i cili humbi punën e tij për shkak të lutjeve në fushë pas ndeshjeve, do të rikthehet në punë sërish në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo u bë e ditur nga avokatët e tij të cilët bënë të ditur se Kennedy do rikthehet në punë në vitin 2023.

"Kennedy do të rikthehet në pozicionin e tij të mëparshëm si ndihmës trajner i ekipit të futbollit të shkollës së mesme Bremerton më 15 mars ose përpara. 2023."

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mbajti anën e Kenedy-t në qershor, kur gjyqtarët vendosën 6-3 se trajneri ishte i mbrojtur nga Kushtetuta. Trajneeri u ul në gjunjë dhe u lut në mes të ndeshjes. 

"Kjo është një e drejtë për të gjithë. Nuk ka rëndësi se kujt feje i përket apo nuk ke asnjë besim", tha Kennedy për ABC News gjatë një interviste në fillim të këtij viti. 

“Të gjithë kanë të njëjtat të drejta në Amerikë”, shtoi ai.

Kennedy dhe avokatët e tij në First Liberty Institute, një grup ligjor i krishterë me bazë në Teksas, ngritën padi kundër Distriktit Shkollor Bremerton pasi ai u pezullua shtatë vjet më parë për lutjet e mesfushës dhe kontrata e tij nuk u rinovua. Ai këmbënguli që lutjet ishin të shkurtra, akte individuale besimi.

shba joseph kennedy

Sondazh

Poll